“Dog Washing” është aktiviteti i radhës së Strehimores së qenve endacak, i cili organizohet të dielën (14 korrik), në këtë strehimore, nga ora 10:00 deri në ora 18:00.
Vullnetarët e paraqitur do të kenë mundësi të pastrojnë qentë, duke ua pastruar dhëmbët, rregulluar flokët dhe duke u ofruar atyre dashuri dhe shëtitje. Strehimorja e qenve endacak në Graçanicë është një organizatë jofitimprurëse (OJQ) e krijuar në vitin 2014 për të shpëtuar, trajtuar, strehuar dhe neutralizuar gjendjen e dhjetëra mijëra qenve dhe maceve nga rrugët e Kosovës.