Muaji tetor shfrytëzohet për të organizuar aktivitete të ndryshme kundër dhunës ndaj gruas, nga shumë institucione vendore dhe ndërkombëtare.
Një gjë të tillë është duke e organizuar edhe “Këndi Amerikan”, në Prishtinë, ku sot (29.10.18) dhe nesër (30.10.18) organizon ngjarje që rrisin ndërgjegjësimin për dhunën kundër grave.
Përveç diskutimeve dhe bisedave në sallën e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, do të bëhen kopjet e duarve në një pëlhurë të bardhë dhe do të shkruhen mesazhe kundër dhunës në familje, në çanta dhe këmisha. Gjithashtu, do të ekspozohen shtylla druri me informacione dhe fotografi (që përcjellin mesazhe për të drejta të njeriut) dhe do të jenë hapura për publikun për një javë me radhë.