Që nga 9 dhjetori, në hapësirat e “Tillt Radio” në Prishtinë, po vazhdon që të jetë e hapur ekspozita “Gjuhët e ndryshme, mendësi e njëjtë – Ballkan”.
Kjo ekspozitë që vjen nga Gëzim Brestovci, ‘ART PAGE Mentor Llapashtica’ dhe “Tillt Radio”, sjell ilustrimet edhe animacionet e shkurtëra që kanë të bëjnë me ‘Jetën kulturore të Ballkanit’. “Gjuhët e ndryshme, mendësi e njëjtë – Ballkan”, paraqet vizualisht mënyrën dhe stilin e jetës sociale që shprehet përmes emocionit, bujarise, burrërisë, besimit etj. Ndërsa, simbolet dhe dukja e personazheve, elementeve simbolike, dekorative të mjeteve të udhëtimit si dhe arkitektura e enterierit të objekteve, përmes ilustrimit shprehin emocionin tipik ballkanik ndaj pasionit, vetëbesimit, etj.
Ekspozita “Gjuhët e ndryshme, mendësi e njëjtë – Ballkan”, do të jetë e hapur deri më 16 dhjetor.