’Starpokes’ është platformë virtuale, ku nëpërmes kësaj faqe ju mund të personalizoni videon tuaj të preferuar, të personave të famshëm nga fusha të ndryshme si: muzika, aktrimi, sporti, personalitete të televizionit dhe fusha të tjera.
Zëdhënësi i kësaj platforme, Arbër Skenderi në një bisedë për Radio KFOR-in, tregoi më shumë rreth kësaj platforme dhe se si mund të bëheni pjesë e saj: “Starpokes është një Platformë Virtuale e cila ju mundëson fansave të lidhen me ‘’Star-at’’ e tyre të preferuar përmes video mesazheve të personalizuara për raste të ndryshme si ditëlindje, fejesë, martesë, diplomim apo edhe ndonjë rast tjetër. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të shkarkoni aplikacionin Starpokes në IOS ose Android, zgjedhni Star-in e preferuar dhe Video-ja juaj është gati.”
Në web faqen ‘Starpokes’, ju mund të gjeni qindra personalitete të famshme të ndara në zhanre dhe fusha të ndryshme të veprimit, jo vetëm nga Kosova por nga gjithë bota. Duke zgjedhur personalitetin tuaj të preferuar, ju paguani shumën e vendosur nga faqja dhe krijoni videon e personalizuar për ju.