Në hapësirën e ‘Stacion – Qendrës për Art Bashkëkohor’ në Prishtinë, sonte (27.03.19) nga ora 20:00 do të hapet “Everlast”, ekspozitë kjo e artistit Lek M. Gjeloshi dhe e kuruar nga Vala Osmani.
Ekspozita “Everlast”, eksploron përmes video instalacionit shumëkanalësh specific, vendndodhjen që bazohet në serinë e punëve monokromatike, i bërë gati për rrugëtim nëpër hapësirën e Klubit të Boksit. Si personazh ‘Everlast’, sjell bokserin dhe me fuqinë e pafundme të (pa)njohur të pranuar nga hapësira, ku në gjashtë tregimet, me personazhet tjera të vizatuara gjatë natës, që përsillen në hapësirë, lëvizin ngadalë ose përpiqen të lëvizin, duke sfiduar, duke e përballur, duke ngritur kurthe, për të ndjellur shikuesin. Në qendrën në fjalë, ekspozita “Everlast” do të qëndroj e hapur deri më 27 prill.