Sportet e verës janë një mënyrë e shkëlqyeshme për tu argëtuar dhe për të luajtur në jashtë në diell. E vetmja gjë e keqe në lidhje me sportet verore është se me cilin sport të merreni apo cilin të zgjedhni më përpara. Radio KFOR-i ka përgatitur një listë të sporteve, të cilat mund ti praktikoni gjatë stinës së verës si dhe për dobitë apo përfitimet prej tyre:
Çiklizmi: Do të fillojmë me sportin e çiklizmit i cili konsiderohet si sport shumë atraktiv. Me çiklizëm ju do të ndjeni adrenalinë, djegie të kalorive e po ashtu do të shijoni edhe pamje të bukura gjatë udhëtimit tuaj.
Tenisi: Edhe sporti i tenisit është shumë atraktiv dhe me praktikimin e këtij sporti digjen shumë kalori dhe njihet si një sport i relaksuar.
Golf: Sporti i golfit është një sport i cili kërkon durim dhe saktësi sepse do të gjuash topin me shkop nga një distancë në destinacion të vrimës. Konsiderohet si sport luksoz dhe hyn në klasifikim të sporteve më të shtrenjta në botë.
Vrapimi: Sporti i vrapimit është shumë atraktiv dhe ka përfitime të jashtëzakonshme nga praktikimi i tij, meqë personat të cilët e praktikojnë vrapimin djegin shumë kalori, për arsye se të gjithë muskujt e trupit hynë në funksion. Nëse vrapimi bëhet në vende malore, atëherë do të përfitoni edhe më shumë oksigjen dhe mendja juaj do të ndihet më e relaksuar.
Janë edhe shumë sporte të tjera të cilat mund ti aplikojmë gjatë stinës së verës e nga të cilat do të kemi përfitime të mëdha në shëndetin tonë me aplikimin e tyre, siç janë: noti, futbolli, basketbolli, volejbolli, pingpongu etj.