Kryeqytetin i Greqisë, Athina, është e vendosur në Evropën Juglindore dhe ka një qendër të fuqishme ekonomike, kulturore si dhe administrative. Athina është e njohur në mbarë botën për monumentet e saj historike që i kanë mbijetuar kohës me shekuj. Athina ishte qendër e krahinës se Atikës, që ndodhej në Greqinë e Mesme, meqë supozohet se kjo pjesë kishte reliev malor të pasur me argjend e mermer.
Në vitin 2001 bashkësia e Athinës kishte një popullsi zyrtare prej 745.514, me në popullsi prej 3.2 milion metropolitan, duke përfshirë edhe popullsinë periferike, ndërsa popullata aktuale e saj, është mbi 3.753.783.
Ky qytet është qendra botërore e kërkimeve arkeologjike dhe përfshinë institucione të ndryshme, si institucionet kombëtare, si Universiteti i Athinës, Shoqata Arkeologjike si dhe shumë muze arkeologjik siç janë Muzeu Kombëtar Arkeologjik, Muzeu Cycladic, Muzeu Epigrafik dhe Muzeu Bizantin, ashtu si edhe muzetë e Agorës, Akropolisit, Kerameikosit dhe Muzeu Arkeologjik i Kerameikosit.
Infrastruktura e qytetit dhe pajisjet shoqërore janë përmirësuar, pjesërisht për shkak të ofertës së saj të suksesshme në fazën e Lojërave Olimpike Verore që u mbajtën në Athinë në vitin 2004.
Kryeqyteti i Greqisë, radhitet si njëra ndër qytetet më të preferuara për tu vizituar, ndërsa në Evropë, Athina është shpallur si qyteti i tretë më i preferuari për tu vizituar, nga Destinacionet më të Mira Evropiane.