Gjeneralmajor Michele Risi është Komandanti i ri i Forcës së Kosovës e udhëhequr nga NATO. Komanden e mori përsipër nga Gjeneralmajor Lorenzo D’Addario, në prani të Komandantit të Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiralit James G. Foggo III, Z.Thaçi, Ministrit të Mbrojtjes dhe Shefit të Mbrojtjes së Italisë.
Gjatë fjalimit, Gjeneralmajor D’Addario theksoi: “Si organizatë ushtarake, ne kemi vazhduar që të sigurojmë se KFOR-i njihet si një Forcë e besueshme, e paanshme dhe e aftë të kontribuoi në mundësinë e hapësirës politike për zgjidhje të qëndrueshme”.
Nga ana tjetër, Admirali Foggo vlerësoi gjeneralin D’Addario: “Ka udhëhequr shkëlqyeshëm më shumë se 3.500 trupa që përfaqësojnë 28 kombe, duke ndërthurur aftësi taktike dhe qasje të mprehtë diplomatike”.
Kurse në deklaratën e tij të parë, Gjeneralmajori Risi prezantoi moton e tij – “Stabilitet te Qëndrueshëm” – dhe angazhimin për të mbështetur dialogun dhe bashkëpunimin: “Për të kontribuar në përparimin dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, një rajon me strategji të qëndrueshme, të rëndësishme për tërë regjonin e euroatlantikut ”.