Dita Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Ruajtjen e Shtresës së Ozonit festohet çdo vit në datë 16 Shtator, duke përkujtuar nënshkrimin e Protokollit të Montrealit të vitit 1987 mbi substancat që rrënojnë shtresën e ozonit.
Pikërisht për këtë ditë organizohen dhe përkrahen aktivitete të ndryshme, të cilat ndihmojnë në krijimin e ndërgjegjësimit mbi temat që lidhen me ndryshimet klimatike dhe dëmtimit të ozonit.
Shtresa e ozonit, një mburojë e brishtë e gazit, mbron tokën nga pjesa e dëmshme e rrezeve të diellit, duke ndihmuar kështu në ruajtjen e jetës në planetin tonë. Si e tillë, është me rëndësi që ne të mbrojmë shtresën e ozonit nga substanca të dëmshme si HCFCs (HydroChloroFluoroCarbons).
Megjithatë, shkrirja graduale e përdorimeve të kontrolluara të substancave që zvogëlojnë ozonin, nuk ka ndihmuar vetëm në mbrojtjen e shtresës së ozonit për brezat e ardhshëm, por gjithashtu ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në përpjekjet globale për të adresuar ndryshimet klimatike.