Çdo vit, më 9 gusht festohet ‘Dita Ndërkombëtare e Popujve Indigjenë’, e cila ka për synim promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popullsisë indigjene në botë. Kjo ngjarje njeh arritjet dhe kontributet që njerëzit vendas bëjnë për të përmirësuar çështje botërore, siç është mbrojtja e mjedisit. Festimi i kësaj dite u vendos nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në dhjetor të vitit 1994, duke shënuar ditën e takimit të parë të Grupit Punues të Kombeve të Bashkuara për Popullsitë Indigjenë të Nënkomisionit për Promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në vitin 1982.
Këtë vit ‘Dita Ndërkombëtare e Popujve Indigjenë’ do të përqendrohet në temën ‘Duke mos lënë askënd prapa. Popujt autoktonë dhe thirrja për një kontratë të re shoqërore’.