‘Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare’ shënon shumëllojshmërinë dhe varietetin e gjuhëve në mbarë botën.
Në këtë ditë mbahen aktivitete të ndryshme në botë për të promovuar gjuhët. Viti 2019 është shpallur Vit Ndërkombëtar i Gjuhëve Indigjene, ku tema e ‘Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare’ të këtij viti, do të jetë “Gjuha indigjene si një faktor në zhvillim, paqe dhe pajtim”, ka njoftuar Audrey Azoulay, drejtor i përgjithshëm i UNESCO-s. Në botë ekzistojnë rreth 370 milionë njerëz që janë popuj indigjenë dhe gjuhët e tyre përbëjnë shumicën e rreth 7,000 gjuhëve të gjalla.