Gjuha amtare është gjuha që mësohet e para, që nga fëmijëria e hershme. Bazuar në studime të shumta shkencore, pas kohës së adoleshencës, asnjë gjuhë tjetër nuk mund të zotërohet aq mirë sa gjuha amtare. Për këtë arsye, të mësuarit e gjuhëve të huaja preferohet të bëhet në moshë të re.
Përcaktimi i rolit të gjuhëve amtare, kryesisht përcakton vendin në të cilin fëmija jeton. Gjuha amtare është gjuha që mësohet nga nëna, personat me të cilët fëmijët që nga lindja e tyre janë në kontakt të vazhdueshëm.
Për çdo 21 shkurt, shënohet ‘Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare’ dhe me këtë rast organizohen aktivitete të ndryshme në botë për të promovuar gjuhët.
Shënimi i kësaj date u krijua në 21 shkurt 1952, kur katër studentë të rinj u vranë në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka, për shkak të polemikave të gjuhëve bengaleze dhe urdu. Pas këtyre polemikave, ‘Dita Ndërkombëtare e Gjuhës së Nënës’, u shpall nga Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) dhe festohet në datën 21 shkurt.
Duhet të kujtojmë se njerëzit me njohuri të gjuhëve të huaja, janë padyshim një pasuri për shoqërinë dhe sot kishim edhe disa përshëndetje nga dëgjuesit e Radio KFOR-it në gjuhë të ndryshme:
Linda: “Përshëndetje, unë jam Linda, jetoj në Prishtinë dhe flas gjuhën time të bukur shqipe”.
Luka: “Përshëndetje unë jam Luka, jetoj në Kosovë dhe flas gjuhën time amtare serbe”.
Semra: “Unë jam Semra, jetoj në Prizren dhe mund të flas lirshëm gjuhën time turke, ju përshëndes”.
Bajrush:”Unë jam Bajrushi, u përshëndes, jetoj në Kosovë dhe flas gjuhën rome”.
Indira: “Përshëndetje, unë jam Indira, jetoj në Mitrovicë dhe flas gjuhën boshnjake”.