Në mbarë botën, 12 Prilli festohet si ‘Dita Ndërkombëtare e Fluturimeve Njerëzore në Hapësirë’. Kjo ditë shënon përvjetorin e fluturimit të njëriut të parë në hapësirë, nga kozmonauti Rus, Yuri Gagarin, i cili në vitin 1961, me anijen kozmike Vostok 1, kreu një orbitë të plotë rreth Tokës për vetëm 108 minuta.
Organizatat hapësinore në mbarë botën shënojnë këtë ditë duke organizuar aktivitete dhe konferenca për të rikujtuar fluturimet njerëzore në hapësirë.
Në vendin tonë Astronomia si fushë, po studiohet në baza vullnetare nga të rinjtë që e kanë pasion këtë fushë, e ndër këta të rinj, është edhe themeluesja e porgramit “Astronomy Outreach of Kosovo”, Pranvera Hyseni, e cila tregoi më shumë për punën e këtij programi: “Organizata e astronomisë në Kosovë ‘Astronomy Outreach of Kosovo’ (AOK), ka për qëllim popullarizimin e shkencës së Astronomisë si dhe edukimim e të rinjve rreth historisë së fluturimeve kozmike, kështu duke sjellur të reja nga takimet e bëra me shumë astronautë që kanë pushtuar hapësirën që nga vitet e 60-ta dhe kanë qenë pjesë e misioneve të ndryshme hapësinore. Ndër takimet më të veçanta që organizata jonë ka pasur, janë ato me dy astronautët e misionit të famshëm Apollo 11, Buzz Aldrin dhe Michael Collins, të cilët së bashku me Neil Armstrong, u bënë të parët që zbarkuan në sipërfaqen e Hënës.”
Ajo për më tepër tregoi se të gjitha aktivitetet njerëzore janë ndikuar nga pandemia globale COVID-19 dhe për këtë arsye, organizata AOK ka anuluar çdo organizim publik për një kohë të pacaktuar