15 shtatori në kalendarin e Kombeve të Bashkuara, i është rezervuar ‘Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë’.
Hulumtuesja në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Agnesa Haxhiu, në një prononcim për Radio KFOR-in ka treguar se për shkak të pandemisë së shkaktuar nga ‘Covid-19’, Instituti Demokratik i Kosovës nuk do të ketë aktivitete këtë vit, mirëpo përmes një shkrimi dedikuar ‘Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë”, KDI ka vënë në pah rëndësinë që ka demokracia në të gjitha shoqëritë, ku ndër të tjera thuhet: “Sot shënohet ‘Dita Ndërkombëtare e Demokracisë’, ditë e cila na ofron mundësi të gjithëve për të reflektuar mbi gjendjen e demokracisë në vendin tonë e gjithandej në botë. Vlerat e lirisë, respektimi i të drejtave të njeriut dhe mbajtja e zgjedhjeve të rregullta e të lira, duke garantuar të drejtën universale për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, janë elemente thelbësore të demokracisë.”