27 shkurti, i është rezervuar shënimit të ‘Ditës së Ndërgjegjësimit për Anosminë”. Anosmia në gjuhën mjekësore i referohet humbjes së ndjenjës së të nuhaturit ose aromës. Në një intervistë për Radio KFOR-in, Specialitsi i Otorinolaringologjisë, Aziz Mustafa, ka treguar se çfarë është anosmia: “Anosmia është çrregullim i shqisës së të nuhaturit. Shqisa e të nuhatri ka një rëndësi të madhe për shijim të ushqimit për shkak të aromës, por ka edhe një rol mbrojtës që është mbrojtja nga helmimet, për shembull kur njeriu e nuhatë ushqimin e prishur atëherë nuk e konsumon, ose kur ka rrjedhje të gazit apo diçka tjëtër. Llogaritet se 1.4% e popullatës botërore ka problem me anosminë e cila është kur njeriu nuk i ndjenë fare aromat.”
Cilat janë hapat që duhet të marr kur mjeku dyshon se pacienti i tij vuan nga anosmia, Specialitsi i Otorinolaringologjisë, Aziz Mustafa thotë: “Duhet ta dijmë se nëse një person ka çrregullim duhet ta hulumtojmë edhe anën neurologjike pasi, pas saj mund të fshihen sëmundje neurale si skleroza multiple, karcinoma e nazofaringut, munden me qenë problemet të tjera neurologjike të cilat duhet ta alarmojnë mjekun për hulumtutime të mëtutjeshme. Eksistojnë teste të cilat, sikurse që është testi për tesimin e ngjyrave ashtu është edhe një set i testeve për të kuptuar a i ndjenë pacienti erërat apo jo.”
‘Ditën e Ndërgjegjësimit për Anosminë’ për herë të parë e filloli Daniel Schein, një burrë amerikan cili vuante nga mosfunksionimi i nuhatjes. Shënimi i kësaj dite synon që të ekspozojë promblemet me të cilat përballen njerëzit që vujnë nga anosmia, të shtyjë zhvillimin e trajtimeve të suksesshme dhe të informojë publikun e gjerë për ndikimin serioz që anosmia mund të ketë në jetën e një personi.