Në muajin dhjetor të vitit 1996, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 21 Nëntorin, ‘Ditë Botërore të Televizionit’, kurse po atë vit u mbajt edhe Forumi i parë Botëror i Televizionit.
Për të shënuar këtë ditë Radio KFOR-i, morri një prononcim nga gazetarja Alketa Gashi Fazliu: “Televizioni për mua është pikërisht ajo kutia magjike përmes së cilës ne shkojmë aty ku dëshirojmë të jemi! Ngritjet e rëniet nëpër periudha të ndryshme kohore nuk ia zbehin rëndësinë që ka! Sot jetojmë në një vorbull të jashtëzakonshëm “luftash” mediatike por me gjithë teknologjinë e avancuar me “informacionin në dorë”, prapëseprapë televizioni e ka primatin për besueshmërinë!”
Shënimi i kësaj dite erdhi nga Asambleja e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke kujtuar rezolutën e saj të 13 shkurtit, të vitit 1946, në të cilën, ndër të tjera thuhet se Kombet e Bashkuara nuk mund të arrijnë qëllimet e veta, përveç nëse popujt e botës janë të informuar plotësisht për qëllimet dhe aktivitetet e saj në mënyrë korrekte.