27 shkurti në kalendarin e Kombeve të Bashkuara figuron si ‘Dita Botërore e Organizatave Joqeveritare’ (OJQ).
Valon Xhabali nga organizata joqeveritare ‘Ec Ma Ndryshe’, tregon se kjo ditë vë në pah edhe një herë rëndësinë dhe punën e OJQ-ve, kudo në botë: “Organizatë joqeveritare, do të thotë që roli i tyre, misioni i tyre në gjithë botën, e në këtë rast edhe i yni në Kosovë, është që të monitorojmë, të këshillojmë, të asistojmë institucionet publike: ato lokale dhe ato qendrore, por jo vetëm intitucionet sepse dihet gjthmonë që organizatat e shoqërisë civile i ofrojnë ndihmë edhe qytetarëve për shumë çështje të ndryshme me të cilat ata ballafaqohen çdo ditë ndoshta”, tha për Radio KFOR-in Z. Xhabali.
Termi “Organizatë Joqeveritare” , del nga neni 71 i Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe si e tillë mund të jetë çdo lloj organizate, me kusht që ajo të jetë e pavarur nga influenca e qeverisë dhe nuk është fitimprurëse.