Çdo vit, me datën 20 qershor, shënohet ‘Dita Botërore e Kërcimit në Ajër’, për të inkurajuar njerëzit në gjithë botën që të hidhen në ajër njëkohësisht. Ideja pas kësaj iniciative ishte që të ndryshohet orbita e Tokës, si një metodë e pazakontë për të luftuar ngrohjen globale.
Ky koncept për herë të parë është prezantuar nga artisti gjerman, Torsten Lauschmann, i cili propozimin e bëri në vitin 2006, si një copëz arti satirik por njëkohësisht për ta informuar masën rreth efekteve që ka ngrohja globale.
Në aspektin matematik ky aktivitet nuk ka sens, sepse pesha e planetit Tokë, vlerësohet të jetë rreth 5 septilion kg ndërsa masa e përgjithshme e njerëzve që do të merrnin pjesë në këtë aktivitet, nuk është e mjaftueshme për të ndryshuar orbitën e planetit. Kjo ditë shënohet edhe për ti inspiruar të gjithë, që të jemi më të kujdesshëm ndaj një teme kaq të ndjeshme si ngrohja globale.