Çdo vit, më 15 shkurt shënohet ‘Dita Botërore e Hipopotamëve’, gjitarëve të tretë më të mëdhenj në botë, pas balenës blu dhe elefantit afrikan. Fjala hipo, përkthehet nga greqishtja e lashtë, që do të thotë kali i lumit. Është vetëm një kontinent në botë që mund të gjeni një hipopotam dhe ai kontinent është Afrika. Këta barngrënës jetojnë deri në 50 vjet dhe ka vetëm dy lloje hipopotamësh në planet, hipopotamët e zakonshëm dhe ata me pigmente.
Shumë organizata të botës së egër dhe grupe për ruajtjen e kafshëve, organizojnë ngjarje të ndryshme për të shënuar këtë ditë, me qëllim të informimit dhe edukimit të njerëzve me këtë gjitar të mahnitshëm dhe përpiqen të ruajnë këtë gjitar.
Grabitqarët e hipopotamit përfshijnë hienat, luanët dhe krokodilët, por fatkeqësisht, njerëzit janë bërë gjithashtu grabitqarët kryesor të hipopotamit. Disa gjuajnë hipopotam për mishin e tyre, ndërsa disa të tjerët i gjuajnë për dhëmbët e tyre. Pavarësisht përpjekjeve të fundit për të ndaluar tregtinë e dhëmbëve të hipopotamëve, kafsha klasifikohet si e pambrojtur. Përgjatë viteve, rënia më e ndjeshme e popullatës së hipopotameve, ka ndodhur në Republikën Demokratike të Kongos.