Sot ndëkombëtarisht shënohet ‘Dita Botërore e Hepatitit’, që përfshin një grup të sëmundjeve infektive të njohura si hepatiti A, B, C, D dhe E që prekin miliona njerëz në mbarë botën, duke shkaktuar kështu sëmundje akute dhe kronike të mëlçisë.
Të dhënat e ‘Organizatës Botërore të Shëndetësisë’, tregojnë se rreth 300 milionë njerëz jetojnë me hepatitin kronik B dhe C, duke shkaktuar më shumë se 1 milion vdekje çdo vit.
Në shënim të kësaj date komuniteti shëndetësor botëror, synon të ngrisë vetëdijen e njerëzve për rreziqet e sëmundjes duke apeluar për vaksinim dhe mbrojtje nga kjo sëmundje.
Edhë në Kosovë për nder të kësaj dite ‘Instituti kombëtar i shëndetësisë publike’ ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët që të vaksionohen me kohë dhe të mbrojnë shëndetin e tyre.
Sipas ‘Organizatës Botërore të Shëndetësisë’, pas tuberkulozit, sëmundja e dytë e madhe në botë është Hepatiti.