Në botë çdo 30 sekonda, vdes një person nga virusi i shkaktuar nga hepatiti. Nisur nga ky fakt shqetësues sot (28.07.21), komuniteti botëror shënon ‘Ditën Botërore të Hepatitit’.
Për të rritur ndërgjegjësimin dhe rëndësinë që kanë kontrollet e vazhdueshme mjekësore, për zbulimin e këtij virusi që vjen nga hepatiti, tema e sivjetme për të shënuar këtë ditë është ‘Hepatiti nuk pret’. Ekzistojnë pesë lloje kryesore të virusit të hepatitit: A, B, C, D dhe E.
Hepatiti B dhe C, prekin më shumë njerëzit, duke rezultuar në 1.1 milion vdekje dhe 3 milion infeksione të reja në vit. Siç pohojnë profesionistët shëndetësor, virusi i hepatitit mund të qëndrojë i fshehtë në organizëm nëse nuk bëhen kontrolle të vazhdueshme, me që shkatërrojnë mëlçinë dhe organet tjera. Në rrafshin global, pjesa më e madhe e njerëzve që kanë nevojë për trajtim, nuk janë trajtuar për t’u shëruar nga hepatiti dhe kjo në të shumtën e rasteve është si rezultat i mungesës së vetëdijesimit dhe qasjes së dobët në shërbime për trajtimin e të sëmurëve nga hepatiti.
Mbi 90% e të infektuarve me hepatit C, mund të shërohen plotësisht në një afat nga 3 deri në 6 muaj dhe për tu mbrojtur nga ky virus, ekziston vaksina e zbuluar në vitin 1969, nga shkencëtari Baruch Samuel Blumberg.