Nuk ka rëndësi se nga vini, ku jetoni, apo sa para keni, një gjë është e sigurt, të gjithë ne kemi ëndrra. Të gjithë kemi aspirata dhe synime për një të nesërme më të mirë.
Ëndrrat i ndjekim çdo ditë, por data e sotme, 25 Shtatori, i është ndarë ‘Ditës Botërore të Ëndrrave’, me qëllim të inkurajimit të individëve, familjeve, shkollave, bizneseve dhe komuniteteve që të gjejnë kohë për tu përqendruar në idetë, qëllimet dhe ëndrrat e tyre.
Çdo vit, përmes ngjarjeve të shumta ‘Dita Botërore e Ëndrrave’, frymëzon, fuqizon dhe ju jep motivim individëve, familjeve, bizneseve dhe komuniteteve në të gjithë botën, që të ngrihen e të deklarojnë mundësi të reja dhe të qëndrojnë për atë që me të vërtetë dëshirojnë dhe e meritojnë – jo vetëm për veten e tyre, por për njëri-tjetrin dhe botën tonë.
“E ardhmja është e atyre që besojnë në të bukurën e ëndrrave të tyre” – Eleanor Roosevelt