21 shtatori shënon Ditën Botërore të Sëmundjes së Alzheimerit.
Ka 100 vite që kur mjeku gjerman, Alois Alzheimer, ka zbuluar këtë sëmundje, që tani bartë emrin e tij.
Alzheimeri ka prekur mbi 47 milionë njerëz në mbarë botën, megjithatë shkencëtarët ende nuk kanë arritur të gjejnë kurën për të. Ata thonë se nëse sëmundja zbulohet në nivele të hershme, mund të trajtohet me medikamente.
Shenja e parë dhe më e zakonshmja e sëmundjes së Alzheimerit është humbja e kujtesës së afërt. Viktima nuk është në gjendje të kujtojë diçka që ndodhi dje. Përderisa kujtimet më të reja zbehen, shëmbëlltyrat e kujtimeve më të vjetra shpeshherë ringjallen, kështu, njerëzit mund të kenë tendencë të lundrojnë nëpër udhëtime dhe përvoja të periudhave të hershme të jetës.
Sëmundja e Alzheimerit më së shumti prek personat mbi 60 vjeç, megjithatë sipas shkencës, gratë prekën më shumë sesa burrat nga kjo sëmundje, sepse ato jetojnë më gjatë.
Neurologët rekomandojnë familjarët e të prekurve nga kjo sëmundje që të qëndrojnë sa më afër tyre, të mos e kursejnë mbështetjen në momente të tilla të vështira, sepse me përkrahjen e më të dashurve, përballimi i sëmundjes është më i lehtë.