Libri “Dilemat e Tranzicionit” me autor, Ferdi Kamberi, promovohet sot (6 shkurt), në KultPlus Caffe Gallery, nga ora 17:00. Libri në fjalë, është i ndarë në 5 kapituj të ndryshëm, të cilat trajtojnë problemet dhe brengat e njeriut modern në shoqërinë tonë. Temat e shtjelluara në këtë libër janë të ndryshme: tjetërsimi i njeriut dhe rënia e solidaritetit shoqëror tradicional, duke marrë forma të reja solidariteti bashkëkohor, rritja e abuzimeve të substancave psiko-aktive nga grupmoshat e reja, martesat e hershme, ndryshimet në strukturën e familjes dhe të farefisnisë, kriza e vlerave dhe ajo identitare, varësia nga mediat sociale, shoundi dhe kiçi, politika dhe arti, diversiteti dhe toleranca, përplasja e religjionit me sekularizmin, disa shpjegime keqkuptuese mbi shkaqet dhe pasojat e divorcit, etj. Promovimi i librit ‘Dilemat e Tranzicionit’ nga Ferdi Kamberi është i hapur për të gjithë.