Qyteti i Prizrenit fton të gjithë bashkatdhetarët që të jenë pjesë e mbrëmjes së sotme (31.07.18), në të cilën nën përkujdesjen e Ministrit të Kulturës Kujtim Gashi, në Kejin të Lumbardhit, në sheshin Shatërvan do të shtrohet “Sofra e kurbetqarëve”.
Me këtë rast do të organizohet edhe një koncert i madh për bashkatdhetarët.
Sipas organizatorëve koncerti do të mbahet në qiellin e hapur në qendër të qytetit të Prizrenit, ndërsa sofra do të shtrohet në orën
19:00 dhe do të përbëhet kryesisht nga ushqime tradicionale, pa i lënë anash edhe këngët e vallet.
Bëhet e ditur se Ministri i Kulturës Kujtim Gashi, përveç që do të ju drejtohet mërgimtarëve me një fjalim rasti, ai do të ndaj edhe mirënjohje për mërgimtarët, që nëpër vite kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për vendin.
“Sofra e mikpritjes për kurbetqarët”, organizohet me ndihmën e Ministrisë së Kulturës dhe në përkujdesjen e drejtpërdrejtë të ministrit Kujtim Gashi.