‘Dita Ndërkombëtare e Internetit të Sigurt’ shënohet çdo vit në muajin shkurt, me qëllim të ngritjes së vetëdijes tek të rritur, mirëpo edhe tek fëmijët, për përdorimin e internetit në mënyrë sa më të përgjegjshme.
Ekspert i sigurisë kibernetike, Hekuran Doli, në një intervistë për Radio KFOR-in, foli pikërisht për sigurinë e internetit: “Dita për internet të sigurt, e cila shënohet çdo vit në muajin shkurt, ka për qëllim që të vetëdijësojë njerëzit që përdorin internetin ,mbi pasojat që sjell interneti nëse ai shfrytëzohet pa kujdes. Ne si profesionistë të sigurisë kibernetike, punojmë çdo ditë për të mundësuar një ambient të sigurt online, ku secili shfrytëzues duhet të ndihet i lirë dhe i sigurt, mirëpo kjo nuk është e mjaftushme për shkak se secili individ duhet të përkujdeset për sigurinë e vet.”
Ekspert i sigurisë kibernetike, Z. Doli tha gjithashtu se duhet organizohen kampanja me theks të veçantë nëpër shkolla, ku fëmijët vetëdijësohen mbi rreziqet që sjell interneti, pasi që nëpërmjet tij vjen edhe bullizmi dhe pedofilia , gjë e cila mund të ketë një kujtesë të rëndë dhe të keqe afatgjate në memorien e tyre.
Në fund Z. Doli, pati edhe një këshillë sa i përket kësaj dite: “Këshilla ime për të gjithë prindërit për ditën e internetit më të sigurt është që fëmijëve të tyre të mos t’ju japin qasje të pakontrolluar në internet dhe aktivitetin e tyre ta kontrollojnë maksimalisht dhe gjithmonë duke respektuar privatësinë e tyre në internet.”