“Identiteti ynë, rranjët tona”, kjo ishte motoja e Festivalit të Arteve dhe kulturës Tradicionale “Etno Fest”, i cila filloi më 1 shtator dhe do të përmbyllet sonte (05.09.18).
Edicioni i tetë i këtij festivali, për 4 ditë me radhë ofroi ekspozita të ndryshme, koncerte, debate dhe shfaqje teatrore.
Sot, kur është edhe dita e fundit të këtij festivali, sipas programit të publikuar nga ‘Etno Fest’, ju do të keni mundësi të shihni ritualin e stolisjes së nuses ilire, Studio Marubi do të publikoi për publikun e interesuar fotografi bardh e zi me veshje tradicionale, po ashtu Muzeu i Kosovës dhe Etno fest do të ofrojnë ‘Artin e punimit me tjegullave tradicionale’, do të ketë edhe shfaqje teatrore, etno koreodrama “Këngë e pambaruar”, do të jetë edhe grupi i grave të Matit Burrel si dhe do të ketë edhe ndarje të çmimeve.
E fare për fund duke filluar nga ora 21:00 do të mbahet “Etno neja & Zig Zag Orchestra”.