Sot, më 30 shtator përfundon festivali ‘Art Without Limit International Film Festival’, i cili ka filluar më 28 shtator. Megjithëse fillimisht ishte planifikuar të mbahej në Kino Armata në Prishtinë, për shkak të pandemisë ‘Covid-19’, ky edicion është mbajtur online. Ne përmbyllje të festivalit, Drejtori Artistik i ‘Art Without Limit International Film Festival’, Burimi Haliti për Radio KFOR-in tregoi edhe njëherë rëndësinë që ka ky festival, edhe pse është vetëm edicioni i parë: “Festivali ‘Art Without Limit International Film Festival” është një festival shumë i veçantë dhe mundemi me thënë i vetmi në Ballkan, që të gjitha temat që trajtohen në filma, kanë të bëjnë me personat me nevoja të veçanta. Me këtë festival filmi, duam që t’i përçojmë idetë dhe mesazhet e personave me aftësi të kufizuara, drejt institucioneve të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare. Njëherit është edhe një vepër e çmuar dhe e madhe vetëdijesuese në aspektin shoqëror që i bëhet pjesës së shoqërisë së personave me aftësi të kufizuara në Kosovë. Kemi pasur mbi 500 filma që kanë aplikuar nga vende të ndryshme të botës, ndërsa kemi përzgjedhur 40 filma. Kemi pasur nderin që president të jurisë ta kemi producentin Austriak Z. Veit Heiduschka, fitues i çmimit OSCAR.”
Organizatorët e Festivalit ‘Art Without Limit International Film Festival’, sot pritet të ndajnë 11 ҫmime për filmat fitues, e këto çmime janë:
Filmi më i mirë i luajtur (Golden and silver)
Filmi më i mirë dokumentar (Golden and silver)
Filmi më i mirë animacion (Golden and silver)
Regjia më e mirë
Skenari më i mirë
Kamera më e mire
Fuqizimi i gruas
Projekti më i mirë i realizuar