Sot, është data 14 Shkurt, ku pothuajse në të gjithë botën festohet si dita e të dashuruarve. Tashmë është bërë traditë që në këtë ditë çiftet shkëmbejnë dhurata, puthje, lule si shenjë dashurie për njeri –tjetrin. Për ta shënuar këtë ditë Innovation Centre Kosovo dhe Kosovo ICT Association – STIKK po e organizojnë një aktivitet humanitar –dhurimin e gjakut. “Ju jeni tipi i dikujt, dhuro gjak dhe shpëto jetë”, kjo është motoja e aksionit humanitar që po organizohet sot në qendrën e Innovation Centre Kosovo, nga ora 10 deri në ora 13:00.