Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis së bashku me SHFMU “Zija Shemsiu”, në Gjilan, sot (16.06.20) nga ora 12:00, prezantojnë klubin teatral të shkollës me video- dramën online, të titulluar “DUA të JETOJ ndryshe!”
Mesazhi i video-dramës është kujdesi për ambientin ku jetojmë, duke i vënë theks thënies “Njeriu është armiku më i madh i Tokës”.
Në video dramën “Dua të Jetoj ndryshe!”, luajnë: Elona Salihu, Erëblina Selimi, Kamila Aliu, Mensur Sherifi, Leonita Toska, Reis Muja, Elta Berisha, Triola Korqa, Bleon Krasniqi dhe Diola Kqiku. Video dramën e lartpërmendur mund ta ndiqni online në Facebook: Travelling Theater for Children and Youth.