Të gjithë qytetarët e Kosovës, e veçanërisht adhuruesit e astronomisë, sot (10 janar), duke filluar nga ora 18:00 do të kenë mundësi që të vrojtojnë nga afër fenomenin qiellor të njohur si “Eklipsi Penumbral Hënor”. Ky fenomen qiellor paraqitet disa herë në vit, derisa kësaj radhe do të jetë i dukshëm edhe nga hemisfera jonë, e të gjithë të interesuarit mund të vrojtojnë këtë fenomen nga sheshet e kryeqytetit, falë Organizatës “Astronomy Outreach of Kosovo” (AOK).
Kjo Organizatë do të sjell teleskopët optik në qendër të Prishtinës, derisa, gjatë këtij evenimenti, AOK do ta festojë edhe pesë vjetorin e themelimit të organizatës së tyre. Organizata “Astronomy Outreach of Kosovo” është OJQ jo-fitimprurëse, e cila ka për qëllim aktivitetin popullarizues të Astronomisë në Kosovë. Kjo organizatë u themelua me 10 janar 2015 dhe ka shtrirje hapësinore në tërë Kosovën.