Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet në kuadër të projektit “Humanrightivism”, implementuar nga CDF dhe mbështetur nga Sida në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit, do të prezantojnë para publikut shfaqjen “Kur bien perdet”.
Kjo shfaqje do të luhet në Qendrën Kulturore “Tahir Sinani” në Lipjan, sot (30 mars), nga ora 12:00.
Shfaqja “Kur bien perdet”, ka për qëllim adresimin e bullizmit, pasojat dhe rreziqet në shoqërinë tonë si dhe do t’i jap mundësi publikut që të diskutojnë rreth këtyre temave, me personazhet e shfaqjes.
Të interesuarit, vegzën e ngjarjes mund ta gjejnë në këtë adresë elektronike: https://www.facebook.com/events/286748296343763