Në moshën 66 vjeçare, sot ka ndërruar jetë ish-drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj.
Lajmi u konfirmua nga familjarët e të ndjerit, të cilët në një postim në rrjetin social, “Facebook”, shkruan: “Njoftim nga familja Brahimaj! Sot me datë 7.5.2020 ka ndërruar jetë Ahmet S. Brahimaj – Drejtor i Baletit Kombëtar të Kosovës. Varrimi bëhet në ora 16:00 në lagjen Haxhiaj të fshatit Novosellë, në komunën e Pejës”.
Brahimaj kishte lindur më 06.12.1953 në Novosellë të Pejës dhe i takonte gjeneratës së parë të Baletit të Kosovës.
Gjatë karrierës së tij, ai kishte luajtur në 38 premiera baleti, e në shumë premiera të tjera të dramës. Ai ishte njeriu kyç i rithemelimit të Shkollës së Baletit, respektivisht Baletit Kombëtar të Kosovës.