Sot, më 9 dhjetor, shënohet dita përmbyllëse e “Panairit të Shkencës dhe Kulturës 2019”, që për tre ditë me radhë në palestrën sportive “Jeton Tërstena TOTA” në qytetitn e Vushtrris, ka bërë bashkë nxënësitë e shkollave të mesme të Kosovës por edhe të rajonit.
“Panairi i Shkencës dhe Kulturës 2019” po organizohet nga OJQ ‘Levizja Koha’, ku menaxheri i projektit në fjalë, Rijad Bivolaku, tregoi për Radio KFOR-in ecurinë e panairit: “Në këtë këtë edicion janë bërë prezantime praktike nga fusha e fizikës, kimisë, artit, letërsia si dhe prezantime e praktika edhe nga fusha e teknologjisë. Ka qenë një panair i mrekullueshëm ku kemi parë shumë punime praktika të mira dhe prezantime, kemi parë nxënës shumë të motivuar e shumë produktiv. Në panair kemi pasur edhe trajnerë nga fusha e orientimit në karrierë dhe folës të shumtë të cilët u kanë ndihmuar të rinjve që të dalin nga ky panair sa më të movituar. ”
“Panairi i Shkencës dhe Kulturës” sivjet ka shënuar edicionin e 8-të me radhë, ndërsa organizatorët thanë që edhe vitet e ardhshme do e vazhdojnë traditën.