Një punëtori interaktive për profesionistët, prindërit, studentët dhe të tjerët që punojnë me fëmijët, do të mbahet sot (31.05.19), nga ora 11:30 deri në ora 14:30, tek Zyra e Bashkimit Evropian, në Prishtinë.
Kjo punëtori e udhëhequr nga Dr. Jennifer Caldwell, do të shqyrtoj zhvillimin dhe rëndësinë e lojës, se si mund ta përdorim atë në mënyrë efektive me fëmijët dhe se si mund të lehtësojmë rritjen e niveleve të pjesëmarrjes në lojë për ta. Punëtoria është e përshtatshme për profesionistët (ergoterapeutët, psikologët, logopedët, mësuesit, edukatorët), prindërit, studentët dhe të tjerët që punojnë me fëmijët, por edhe për ata që duan të përmirësojnë aftësinë e tyre për të luajtur me fëmijët dhe për të lehtësuar gëzimin e tyre në këtë aktivitet të përshtatshëm për zhvillim.
Ky aktivitet do të përfshij leksione, ushtrime praktike dhe seanca për zgjidhjen e problemeve.