Toastmasters Club dhe Innovation Centre Kosovo, sot (9 mars), nga ora 18:00, në zyret e ICK-së, organizojnë Edicionin e 9-të, të Toastmasters, i cili synon të ndihmojë anëtarët e tij të përmirësojnë aftësitë e të folurit në public përmes mbajtjes së fjalimeve, diskutimeve, debateve dhe kritikave e këshillave të shpërndara mes anëtarëve.
Toastmasters ka mbi 143 klube rreth botës me rreth 360,000 anëtarë dhe është një ndër mënyrat më të mira për të fituar siguri gjatë të folurit në publik. Në Prishtinë, deri më tani këto edicione kanë rezultuar në krijimin e një grupi të hapur për të përmirësuar aftësitë e tyre dhe për të ndihmuar tjerët gjithashtu.