“PërTëMirën e vendit tone”, është motoja e organizimit të ndarjes së çmimeve për ‘Qytetari Aktiv’ e cila do të mbahet sot në Kino Armata në qendër të Prishtinës, duke filluar nga ora 10:00.
Ceremonia do të ketë plot energji pozitive dhe inspirim për të identifikuar dhe vlerësuar qytetarët që po dhurojnë kohe dhe shpirt për të mirën e të gjithëve.
Ndarja e këtyre çmimeve është krijuar për të promovuar qytetarët aktivë në Kosovë dhe për t’i motivuar edhe të tjerët të punojnë për të mirën e komunitetit.