Sot (11.02.20) është dita e parë e spektaklit të basketbollit “Oso Termosistem Final 8”, i cili do të mbahet deri më 15 shkurt në palestrën “Mizahir Isma”, në Rahovec. Për pesë ditë me radhë, Rahoveci do të jetë qytet i basketbollit, ku tetë skuadra do të garojnë për trofeun e çmuar të Kupës. Gara do të jetë interesante edhe për Kupën në Ligën e Parë dhe finalja e femrave, që zhvillohet këtë të shtunë (15.02.20).
Ndeshja e parë e gjysmëfinales së Kupës në Ligën e Parë, do të luhet ndërmjet Vëllaznimit dhe Istogut, duke filluar nga ora 14:00. Po sot, nga ora 16:30 në çerekfinale të Grupit D, përballen Peja dhe Ponte Prizreni, ndërsa nga ora 19:00 luhet ndeshja e çerekfinales së Grupit A, ndërmjet Rahovecit dhe Trepçës.