Hapësira e fshatit Nerodime, e cila posedon një natyrë që të lë mbresa, me datat 11 dhe 12 qershor, do të shndërrohet në arenë muzikore, përmes ‘Festivalit FerForest’, me pjesëmarrjen e DJ-ve të famshëm, siq është DJ Mahmut Orhan i cili njihet edhe për realizimin e muzikës pë serialin më të shikuar në botë ‘Game Of Thrones’ si dhe reperi i njohur Kosovar, MC Kresha.
Njëri ndër organizatorët e këtij festivali, Rinor Aliu, tregoi për Radio KFOR-in, se cili është qëllimi i festivalit ‘FerForest’:
“Përveç muzikës 24 orëshe që do të kenë mundësi ta dëgjojnë të pranishmit, ata poashtu do ta kenë edhe komoditetin maksimal, ku mund ta bëjnë gjumin, përmes tendave të vendosura për ta, marketeve ku ata mund të furnizohen me ushqim dhe 2 netë që do ti mbajnë gjatë në kujtesë”, tha për Radio KFOR-in, Rinor Aliu.
Festivali ofron transportin nga qendra e qytetit të Ferizajt e deri te fshati Nerodime, duke filluar nga ora 14:30 deri në ora 20:30. Kjo ngjarje do të jetë në mbikëqyrje të policisë, prani të ambulancës, vullnetarëve, sigurimit dhe mbikëqyrësve të stafit të festivalit, do të ofroj muzikë pa ndërprerë dhe për qëllim ka ruajtjen e mjedisit.