Sot (17.07.18) fillon edicioni i 10-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Prishtinës –PriFest.
Nga sot deri më datn 22 Korrik do të jetë një javë e mbushur me aktivitete, filma, punëtori, debate dhe shumë ahengje të natës së vonë.
Drejtoresha e festivalit, Vjosa Berisha dhe drejtori artistik, Fatos Berisha, kanë bërë të ditura detajet rreth këtij festivali, i cili sivjet ka mbushur plot një dekadë.
Dita e parë e ‘PriFest10’, sot fillon me 2 workshope që organizohen në bashkëpunim me British Council Kosovo.
Ekspertja Clare Down pritet të mbaj një workshop në Orion Conference Center me 4 projektet e zgjedhura për “Zhvillim të Skenarit”, derisa eksperti Simon Wilkinson mban workshopin e quajtur “VR & AR Production” me 22 pjesëmarrësit e përzgjedhur në zyret e Innovation Centre Kosovo. Që të dy workshopet fillojnë në ora 10:00.