Çdo vit, me 29 qershor, shënojmë “Ditën Ndërkombëtare të Vendeve Tropikale.” Kjo ditë, është një iniciativë e Kombeve të Bashkuara, që synon të promovojë rajonet tropikale në Tokë, të rrisë ndërgjegjësimin në lidhje me strategjitë e ruajtjes së tyre dhe të festojë diversitetin e jashtëzakonshëm që i dhuron planetit tonë.
Për të shënuar këtë ditë, çdo vit përzgjidhet një temë e caktuar dhe për këtë vit (2021), është përzgjedhur tema ‘Raporti mbi gjendjen e vendeve tropikale’.
Vendet tropikale vazhdojnë të përballen me një sërë sfidash, që kërkojnë vëmendje botërore. Sipas raporteve të Kombeve të Bashkuara, deri në vitin 2050, vlerësohet që vendet tropikale do të mirëpresin shumicën e popullatës në botë, ku 2/3 prej tyre, do të jenë fëmijë. Veç tjerash do të thellohet varfëria dhe kequshqyerja e popullatës, që jetojnë në këto zona.