‘8 Marsi’ është një ditë që në vete përfshinë dashuri të pafund, për ato gra që na sollën në jetë. Kjo ditë shënohet nën emërtimin ‘Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Grave’ dhe ka origjinën e vet në demonstratat e grave në fillim të shekullit XX, në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një periudhë kjo shumë e rëndë për gjendjen e gruas, e tronditur nga trazirat dhe shtimi i popullsisë si dhe nga fillet e një bote të industrializuar.
Tradicionalisht, grupet dhe shoqatat e grave aktiviste organizojnë demonstrata nëpër botë, për të bërë kërkesat e tyre me qëllim që të përmirësojnë statusin e grave në shoqëri.
Për nder të kësaj dite, nënave dhe grave u jepen dhurata të ndryshme, mirëpo lulet janë ato të cilat më së shumti dhurohen, pasi që janë mbartëse të simbolit të respektit dhe të dashurisë. Kosova të drejtën e gruas e ka të garantuar me ligj, ku në shumë institucione, pjesëmarrja e gruas është e përcaktuar me ligj.