Parlamentet janë gur themeli i demokracisë. Ato përfaqësojnë zërin e njerëzve, miratojnë ligje, shpërndajnë fonde për të zbatuar ligje dhe politika si dhe i bëjnë qeveritë e vendeve të ndryshme të japin llogari për punën e tyre. Dita e sotme, 30 Qershori, është ‘Dita Ndërkombëtare e Parlamentarizmit’.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në vitin 2018, njohu rolin e parlamenteve në botë dhe strategjitë kombëtare në sigurimin e transparencës dhe llogaridhënies më të madhe në nivel kombëtar dhe global. Ata gjithashtu krijuan organizatën globale të parlamenteve ‘Inter-Parliamentary Union’, në vitin 1889.
Kjo ditë feston parlamentet dhe mënyrat me të cilat sistemet parlamentare të qeverisjes përmirësojnë jetën e përditshme të njerëzve në të gjithë botën. Parlamentet e vendeve të ndryshme punojnë për të përmirësuar mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve dhe sigurinë e tyre.
Parlamentet gjithashtu lidhin agjendat kombëtare dhe ndërkombëtare, duke siguruar që qeveritë të zbatojnë traktate dhe marrëveshje ndërkombëtare në të cilat ato janë anëtare.