Sot (05.03.19), rreth orës 11:00, do të bëhet hapja e ‘Qendrës për Kujdes Ditor, për Fëmijët e Margjinalizuar’ në Ferizaj, e cila në baza ditore do të ofroj shërbime psiko-sociale dhe pedagogjike për fëmijët dhe të rinjtë e moshave nga 6 deri në 15 vjeç dhe për familjet e tyre në komunën e Ferizajt.
Gjatë hapjes solemne të kësaj qendre, të pranishëm do të jenë Kryetari i Komunës së Ferizajt dhe Drejtori Nacional i SOS Fshatrave të Fëmijëve në Kosovë. Qendra në fjalë financohet nga Qeveria Gjermane, përmes Deutsche Gesellschaft für International Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, e mbështetur nga Komuna e Ferizajt dhe implementuar nga SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës.