1 prilli, ndryshe njihet si dita e gënjeshtrave edhe pse nuk është festë kombëtare, kjo ditë njihet si dita e shakave dhe secili mundohet të krijoj një gënjeshtër të hidhur apo të ëmbël për familjarët, shoqërinë, kolegët apo edhe për shokët dhe shoqet në shkollë.
Festa e 1 prillit ka origjinë pagane e cila shënon ardhjen e pranverës, mirëpo ai që i ka vënë pikën emrit “dita e gënjeshtrave”, është poeti francez Eloy d’Amerval në vitin 1508, duke iu referuar 1 prillit si “poisson d’avril”.
Për ta shënuar ditën e 1 prillit edhe mediat vendore dhe botërore krijojnë lajme të rrejshme, për ta praktikuar këtë traditë mjaft interesante dhe argëtuese.