Si pjesë e aktiviteteve për të shënuar “Ditën e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve”, SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë do të organizojë një debat virtual me të rinj, grupin e avokimit të të rinjve, të rinjtë nga organizatat partnere, të rinjtë nga anëtarët e organizatave të KOMF, etj. Temë diskutimi i këtij webinari do të jetë “Sfidat dhe nevojat e të rinjve gjatë pandemisë dhe jo vetëm”, i cili do të mbahet më 17 nëntor, duke filluar nga ora 14:30.
Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve është një organizatë joqeveritare e kujdesit shoqëror e përkushtuar në mbështetjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë, pavarësisht nga përkatësia etnike, kombësia dhe feja.