Qendra Sociale “Sabota”e cila lufton diskriminim, sonte (1 korrik), nga ora 20:00, Shfaq filmin: “Sorry to Bother You” (2018). Filmi në fjalë është një komedi fantastiko-shkencore që doli vitin e kaluar dhe që shqyrton marrëdhëniet e punës, çështjen e pagave, solidaritetin e punonjësve, sindikalizmin, masmediat dhe rreziqet e tradhtimit të vetvetes për hirë të avancimit në korporatë duke shkelur mbi miqësitë, marrëdhëniet me të tjerët dhe integritetin personal.
Shfaqja e filmit do të përcjellët me diskutime rreth tematikave që trajtohen në film. Më shumë informata mund të gjeni në këtë adresë elekronike:https://www.imdb.com/title/tt5688932/?ref_=tt_urv