Për sopranon e njohur nga Kosova, Elbenita Kajtazi , viti 2019 duket se do të jetë po aq i suksesshëm sa edhe vitet e kaluara, e sidomos viti që tashmë e kemi lënë pas.
Krahas roleve të mëdha që ajo ka interpretuar në skenat më prestigjioze operistike kudo në botë, së shpejti ajo do të debutoj me një rol po aq të rëndësishëm në Operën “Staatsoper” të Hamburgut.
Në këtë shfaqje operistike, e cila do të mbahet në disa termine, nga 23 deri më 28 shkurt dhe nga 3 deri më 5 mars, sopranoja jonë do të interpretoj rolin e Suzanës, i cili sipas saj, është ndër rolet më të vështira të cilat ajo i ka marrë përsipër.