Pas një agjende të pasur me shfaqje të shumta, sonte (07.03.19), duke filluar nga ora 20:00, Baleti Kombëtar i Kosovës e vazhdon repertoarin e tij me shfaqjen “Andërr”, me koreografi të Kreshnik Musollit, e cila trajton kohën, në kuptimin që atë askush nuk mund ta ndal, ta kontrolloj ose ta kthej, përderisa ajo ecë pa ndalur. Për të kuptuar më shumë detaje rreth shfaqjes në fjalë, Radio KFOR-i ditë më parë kontaktoi koreografin Musolli, i cili pos tjerash, na tregoi edhe për domethënien e emrit të shfaqjes respektive:
“Kuptimi i titullit “Andërr”, lidhet me lakminë e njeriut për gjëra materiale, për pushtet, autoritet e gjëra të tjera. Rrjedhimisht nuk i vlerëson të mirat tjera që mund t’i ketë në jetë, si familjen, dashurinë, shoqërinë e vërtetë, etj”, tha Kreshnik Musolli.
Kjo është shfaqja e parë, me të cilën balerini i Baletit të Kosovës, Kreshnik Musolli, paraqitet në rolin e koreografit. Përveç shfaqjes “Andërr”, Baleti Kombëtar i Kosovës ka publikuar edhe të gjitha shfaqjet të cilat do të jepen përgjatë muajit Mars:
14.03.2019 – Shfaqja “Le Corsaire”,Koreografia: Israel Rodriguez Gashi;
21.03.2019 – Shfaqja “Carmen”,Koreografia: Natalia Osipova dhe më
28.03.2019 – Shfaqja “O. Taka”,Koreografia: Sinan Kajtazi.