Fakulteti i Arteve të Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka” në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë në Komunën e Pejës do të organizojnë koncert për festat e fundvitit.
Ky koncert do të mbahet sonte (23.12.19) në Teatrin “Istref Begolli” në Pejë, duke filluar nga ora 18:00. Organizatorët kanë bërë të ditur se programi do të jetë i larmishëm dhe festiv nga kompozitorë vendor dhe ndërkombëtar. Ky program do të organizohet për të përmbyllur vitin 2019, së bashku me miq e bashkëpunëtorë të shumtë.
Fakulteti i Arteve dhe Drejtoria e Kulturës në Komunën e Pejës kanë ftuar të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në këtë koncert të fundvitit.
Për më shumë detaje rreth kësaj ngjarje festive, ju mund të vizitoni këtë faqe: https://www.facebook.com/facultyofarts2012/photos/pcb.445317342804660/445315252804869/?type=3&theater